Dy kosovarë të moshës 22 vjeçare janë arrestuar të dielën në qytetin gjerman Manheim, pak pasi kishin plaçkitur një femër në një nga rrugët e rrugët e qytetit.
Rreth orës dy të mëngjesit, të dyshuarit i janë afruar nga prapa një 29 vjeçareje duke ia hequr çantën me dhunë nga krahu. Mediat gjermane raportojnë se në përpjekje për ta mbajtur çantën vajza e këputi rrypin dhe u rrëzua në vend, por pa u lënduar, transmeton gazetametro.net.
Plaçkiqtësit u larguan me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia e Manheimit u është vënë menjëherë në ndjekje të tyre duke arritur të lakolizojë dhe të arrestojnë, dy të rinjë nga Kosova të cilëve iu gjetën edhe gjërat që kishin plaçkitur.
Ata menjëherë janë dërguar para gjykatësit kujdestar i cili me kërkesë të prokurorisë u ka caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar të plaçkitjes dhe rrezikut për arratisje. Të dy kosovarët më pas janë dërguar në qendrën korrektuese përkatëse derisa të mbarojë procesi gjkyqësor. /gazetametro.net