Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘Adem Jashari’, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur për arrestimin e dy persona në Aeroport, në dy raste të ndara.
Të dy personat kishin urdhëresë të lëshuar nga Gjykata, për arrestim.
Më poshtë raporti i plotë nga Policia:
ANP ,Prishtinë, 23.06.2021-00:44. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ANP, Prishtinë .23.06.2021 – 00:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës lidhur me një vepër penale është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /gazetametro.net