Loading…

Arrestohen dy spiunë të Rusisë në Slloveni, të dyshuarit akuzohen se vepronin për GRU famëkeqe

  • 30/01/2023 | 17:28

Arrestohen dy spiunë të Rusisë në Slloveni, të dyshuarit akuzohen se vepronin për GRU famëkeqe

Shërbimi i sigurisë shtet shtetërore të Sllovenisë ka arrestuar dy burra të dyshuar se spiunonin për inteligjencën ushtarake të Rusisë, ka raportuar gazeta sllovene Delo të hënën, transmeton Gazeta Metro.


Të dyshuarit, njëri prej të cilëve ka shtetësi të një shteti latino-amerikan, ka vepruar me një identitet fals në një zyrë me qira në lagjen Bezigrad të kryeqytetit Lubjana, sipas raportit.

Poashtu ceket se të dy janë akuzuar për spiunazh si agjentë të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, dhe falsifikim dokumentesh. Nëse dënohen ata mund të burgosen deri në tetë vit.

Agjencia e Inteligjencës së Sllovenisë kanë njoftuar se informacioni i mbledhur “është i klasifikuar kështu që agjencia nuk mund t’i bëj publike dhe nuk i komenton publikisht” ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

“Agjencia rregullisht informon autoritetet kryesore të sistemit të sigurisë kombëtare për veprimtarinë e inteligjencës të kryer nga entitete të huaja dhe bashkëpunon…ngushtë me autoritetet e sigurisë së Sllovenisë, si dhe me autoritetet dhe shërbimet e sigurisë së BE’së dhe NATO’së” raportoi Reuters përgjigjen e Agjencisë së Inteligjencës së Sllovenisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë