Loading…

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë për mashtrim, morën para për termine vizash

  • 31/01/2023 | 18:27

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë për mashtrim, morën para për termine vizash

Dy persona sot janë arrestuar në Prishtinë për veprën penale ‘mashtrim’.


Personat e dyshuar: – A.I, 19-vjeçar dhe L.I 18-vjeçar, me vendim të prokurorit , janë dërguar në mbajtjes për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy dyshohen të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parashë, duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në komunikatën e PK’së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë