Loading…
Arrestohen një mjek dhe një mjeke në Gjakovë: Trafikonin organe jashtëligjshëm
  • 18/06/2019 | 22:04

Arrestohen një mjek dhe një mjeke në Gjakovë: Trafikonin organe jashtëligjshëm

Dy mjekë janë arrestuar sot në një spital në Gjakovë, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të transplantimit të paligjshëm të organeve, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku bënë të ditur se personat e arrestuar janë A.M, mashkull, dhe B.B femër.

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy mjekë në një spital në Gjakovë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të transplantimit të paligjshëm të organeve.

“Sot më 18.06.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë”, ka njoftuar Policia.

Policia ka thënë se “pas ndërmarrjes së këtij plani ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet (A.M. mashkull/shqiptar kosovar dhe B.B. femër/shqiptare kosovare) nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe Trafikim i Organeve dhe Qelizave njerëzore, si dhe Bashkëkryerja, sipas kodit penal të RKS-së”.

Nga autoritetet kompetente janë sekuestruar edhe dokumentacione të ndryshme lidhur me rastin për procedura të mëtejme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë