Loading…

Arrestohen një shqiptar e një serbe, ndihmuan dhe strehuan serbin e dyshuar për vrasje

  • 23/05/2017 | 11:48

Arrestohen një shqiptar e një serbe, ndihmuan dhe strehuan serbin e dyshuar për vrasje

Dy persona, një femër serbe dhe një mashkull shqiptar, janë arrestuar ditën e djeshme në fshatin Mogillë të Kllokotit për shkak të dyshimeve se kanë ndihmuar një person të dyshuar për vrasje.


Ata dyshohen se kanë ndihmuar të fshihet Goran Petroviqin (që mund të shihni në foto) nga Pasjani, dhe i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Petroviq dyshohet që në maj të këtij viti, në rrugën Bujanoc – Gjilan, në fshatin Luçan, ka vrarë bashkëshorten e tij Jovanen (24 vjeçe) dhe të ëmën e saj, Dushica Ivanoviq (42 vjeçe).

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka bërë me dije se të hënën kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën “dhënie e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.

“Lidhur me rastin (të ndodhur në fshatin Shillovë, Gjilan 21.07.2014-14:15), pas hetimeve të zhvilluara me datën 22.05.2017 janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull K-Shqiptar dhe një femër K-Serbe, pasi që të njëjtit e kanë ndihmuar dhe e kanë strehuar një të dyshuar që ka kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

Ndërkaq, mësohet se gjatë kontrolleve që janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve, Policia e Kosovës ka gjetur gjësende personale të Petroviqit sikurse edhe pasaportën e tij.

Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës dyshon se Petroviq ka grabitur një pompë benzine në fshatin Shillovë vitin e kaluar, kohë nga e cila është vënë në kërkim të tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë