Në Pejë dy persona janë arrestuar dje pasi kanë mashtruar qytetarët duke iu kërkuar para kinse për një person të sëmurë.
Policia e Kosovës thotë se dy të dyshuarit shqiptarë janë arrestuar dje rreth orës 14:55.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit kanë kërkuar ndihmë duke mashtruar viktimat –qytetarët se ndihmat i kërkojnë gjëja për një person të sëmurë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell gazetametro.net
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.