Loading…

Arrestohen tre hajna të rrezikshëm që merreshin me vjedhje që nga 2010

  • 19/04/2018 | 20:29

Arrestohen tre hajna të rrezikshëm që merreshin me vjedhje që nga 2010

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, Policia e Kosovës ka filluar një operacion të udhëhequr nga hetues të Stacionit Policor ‘Veriu’ në Prizren  i cili kishte për synim arrestimin e personave të cilët që nga viti 2010 e këndej dyshohet se merreshin me vjedhje.


Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit kryesisht merreshin me thyerje të automjeteve, veçanërisht në parkingjet e objekteve tregtare dhe nga automjetet të cilave u thyhej ndonjë xham merreshin çanta e gjësende të ndryshme me vlerë.

“Më pas largoheshin me automjete në të cilat i kishin të vendosura targat po ashtu të vjedhura. Në kërkim të provave materiale, janë bastisur dhjetë lokacione:  Vushtrri, Podujevë, Prishtinë Drenas dhe Lipjan”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në Shalë të Lipjanit janë gjetur dhe sekuestruar një Lap-Top i cili besohet t’i jetë vjedhur një shtetasi gjerman në Prizren, një pushkë gjahu me 31 fishekë dhe një veturë Audi e zezë me targa KS e cila dyshohet se është përdorur për një vjedhje në Prizren.

Ndërkaq në një vend tjetër, në interes të hetimeve është sekuestruar një veturë “Opel Astra” me targa 01 dhe pikërisht këto targa janë të raportuara si të vjedhura ditë më parë në polici. Janë sekuestruar 25 çanta dore të cilat dyshohet se janë të vjedhura, thuhet se njoftimin e policisë.

Ndër pajisjet e sekuestruara është  edhe një çekan special për thyerje të xhamave të automjeteve, ndërsa është arritur të kapen tre të dyshuar: E. K ; A. E dhe A. K.

Operacioni thuhet se ka qenë ka qenë i sinkronizuar mirë dhe ndihmesë kanë dhënë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, Stacioni Policor i Prizrenit, hetues rajonal, policët e stacioneve policore të Suharekës; Klinës dhe Ferizajt. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë