Loading…

Arrestohen tre kosovarë të dyshuar si xhihadistë

  • 30/03/2017 | 09:15

Arrestohen tre kosovarë të dyshuar si xhihadistë

Një operacion i policisë dhe karabinierëve italianë, i zhvilluar gjatë natës, ka përfunduar me asgjësimin e një celule xhihadiste në Venecia dhe në pranga kanë përfunduar tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali.


Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafie dhe Antiterrorizëm. Përveç arrestimeve, janë kryer edhe 12 kontrolle, 10 prej tyre në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo, transmeton tch.

Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin. Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë