Policia e Kosovës, në një rast të cilësuar si “Organizim i Skemave Piramidale”, ka bërë me dije se ka arrestuar disa persona në Fushë Kosovë.
“Zyrtarët policorë në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së kanë organizuar një operacion të përbashkët, ku janë kontrolluar disa lokale të lojërave të fatit të cilat ishin të pa licencuara”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton gazetametro.net.
Me vendim të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net.