Loading…

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim seksual, intervistohet vajza e trafikuar

  • 14/10/2021 | 19:50

Arrestohen tre persona të dyshuar për trafikim seksual, intervistohet vajza e trafikuar

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas një hetimi intensiv disa mujorë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.


PK-ja ka njoftuar se është identifikuar edhe viktima e trafikimit (vajzë) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre (3) të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces. Policia e Kosovës me autoritete kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend dhe veprave penale që përcakton kodi penal në përgjithësi, përderisa masa rigoroze do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë