Loading…

Arrestohen tre serbë në Istog, Policia tregon se çfarë u gjeti atyre

  • 07/03/2017 | 17:11

Arrestohen tre serbë në Istog, Policia tregon se çfarë u gjeti atyre

Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Pejë, pas një informate në mbështetje të njësive të tjera policore dhe me urdhër të gjykatës, ka ndaluar dhe bastisur veturën me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari, shtetas i Serbisë edhe me dy të dyshuar të tjerë serbë, po ashtu shtetas të Serbisë.


Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 972 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa me vendim të Gjykatës Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë