Loading…

Arrestohet 20 vjeçari që dhunoi dhe vrau të riun 11 vjeçar në Fushë Kosovë

  • 17/07/2019 | 09:19

Arrestohet 20 vjeçari që dhunoi dhe vrau të riun 11 vjeçar në Fushë Kosovë

Policia ka arrestuar personin që dyshohet se ka dhunuar dhe ka vrarë para disa ditës një 11 vjeçar në Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

20 vjeçari me inicilaet S.O, i komunitetit ashkali është arrestuar gjatë natës së mbrëmshme pas një pune operacionale të Policisë së Kosovës.

Personi i arrestuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të rastit.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datën 11.07.2019, e cilësuar në fillim si “vdekje e dyshimtë”, me datën 16.07.2019 rreth orës 19:55 nga njësitë policore të Stacionit Policor të Fushë Kosovës është arrestuar personi i dyshuar me inicialet: S. O. ​mashkull/ashkali/kosovar ​lindur me 1999”, thuhet në njoftimin e Policisë.

​“Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë”.

“Personi i arrestuar, i dyshuar për veprën penale “vrasje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë