Loading…

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë: Keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

  • 03/06/2023 | 23:35

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë: Keqpërdori besimin brenda kompanisë dhe përvetësoi një shumë parash

Një person është arrestuar nga hetuesit policorë të Fushë Kosovës këtë të shtunë pasi ndaj tij janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësojë një shumë parash.


Policia njofton se rasti është denoncuar në këtë institucion një ditë më parë.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është 32-vjeçari me inicialet V.R., të cilit i është sekuestruar shuma e parave.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me  arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave”, thuhet në komunikatën për media.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë