Është arrestuar nga policia italiane 32 vjeçari shqiptar, Edmond Xhahysa, pasi një vit më parë kishte plagosur bashkëmobësin e tij, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës, raportojnë mediat italiane, përcjell gazetametro.net.
Arratia e këtij shqiptari ka zgjatur një vit, derisa u arrestua në autostradën 16, në Orta Nova (Foggia), ndërkohë që drejtonte një mjet tip “BMW 320”.
Në momentin e ndalimit nga policia ai u dha karabinierëve një mjet identifikimi fals të Rumanisë, njoftojnë mediat vendase.
Shqiptari fshihej në zonën mes Orta Nova-s dhe Foggia-s, i ndihmuar nga shqiptarë të tjerë.
Ngjarja për të cilën akuzohet, ka ndodhur në qershor të vitit 2016 në Romë, kur Xhahysa, së bashku me një tjetër person, i arrestuar më herët, goditi me thikë një 40-vjeçar shqiptar dhe e la të shtrirë përtokë në trotuarin e rrugës “Silicella”, në lagjen Casilino./gazetametro.net