Loading…

Arrestohet 39 vjeçi, përdhunonte vajzën 14 vjeçe të shokut

  • 15/12/2016 | 20:13

Arrestohet 39 vjeçi, përdhunonte vajzën 14 vjeçe të shokut

Një burrë 39-vjeçar, Lulzim Bardhi, u arrestua nga Komisariati numër 2 i policisë, në kryeqytet për përdhunimin sistematik të një vajze 14-vjeçare.


Abuzimi seksual për së paku disa muaj u zbulua vetëm mbrëmjen e të mërkurës, nga babai i vajzës së mitur.

Ai tregon se ishte shok me të arrestuarin dhe se të dy banonin në ambientet e konviktit të Shkollës së Mesme të Hoteleri – Turizmit, në kryeqytet.

39-vjeçari u denoncua fillimisht për veprime të turpshme, por dyshimet e policisë bazuar ne rrëfimin e vajzës janë se abuzimi seksual mund të ketë ndodhur për më shumë se një vit rresht, përcjell syri.

E mitura nuk ka mundur t’iu tregojë prindërve për shkak të kërcënimit të 39-vjeçarit. Lulzim Bardhi u arrestua me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me fqinjën e tij 14-vjeçare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë