Loading…

Arrestohet 73-vjeçari, u paraqit se ka kontakt me zyrtarë të AKI’së dhe ia kërkoi 2 mijë euro viktimës

  • 02/07/2022 | 11:30

Arrestohet 73-vjeçari, u paraqit se ka kontakt me zyrtarë të AKI’së dhe ia kërkoi 2 mijë euro viktimës

Mbrëmë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në tentativë”, shkruan Gazeta Metro.


Veprimet e ndërmarra hetimore në grumbullimin e informacioneve në rrugë operative, kanë mundësuar që të arrestohet i dyshuari B. Gj. 73 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.

Sipas policisë, “ai dyshohet se është takuar me ankuesin (viktimën) nga i cili ka kërkuar një shumë të parave në vlerë (2000 euro), kinse i dyshuari është në kontakt me dy zyrtarë të AKI –s, gjëja të njëjtit i kanë kërkuar që do t’ i kryej shërbime në favor të viktimës”.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore janë zhvilluar me autorizim të prokurorit të çështjes, i cili ka urdhëruar që veprimet e mëtejme hetimore lidhur me rastin të zhvillohen në drejtim të veprës penale “Mashtrim në tentativë”, duke u zbuluar se është tentuar të keqpërdoret institucioni i AKI-s. Ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë