Loading…

Arrestohet Adonis Gashi, i dyshuar për vrasjen e policit Gashi dhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit

  • 08/06/2021 | 16:23

Arrestohet Adonis Gashi, i dyshuar për vrasjen e policit Gashi dhe dëshmitar në rastin e Astrit Deharit

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e Adonis Gashit, i cili ka qenë i dënuar me burgim nga ana e Gjykatës për rastin e vrasjes së rreshterit Shemsi Gashi, dhe dëshmitarë në rastin e Astrit Deharit.


Në pjesën e parë të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kapur tre persona të cilët ishin na arrati dhe të cilët ishin shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

“Vetëm në pjesën e parë të ditës së sotme janë  arrestuar të dyshuarit; A. G, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës, E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në  një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje, H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, konfirmoi për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Gashi shtoi po ashtu se “Strukturat e Drejtorisë Rajonale të  Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike,  do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale”.

Ndryshe, Gashi më shumë se një vit më parë nuk ishte paraqitur në stacionin policor në Prizren për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e Deharit.

Lajmin e kishte konfirmuar për Telegrafin, avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi.

“Për Adonis Gashin është lëshuar një fletë-arrest nga Policia e Kosovës, ai është në ikje, ai do të duhej të intervistohej tani kur po intervistohen policët e gardianët”, tha Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë