Arianit Beqiri aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar gjatë kohës sa po mbahej seanca gjyqësore ndaj katër aktivitstëve të VV-së nën akuzat për terrorizëm.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për informim i kësaj partie, Shkodran Hoti.
“Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin Arianit Beqiri, i cili ishte prezent me ekipin e mediave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në seancën gjyqësore ndaj katër aktivistëve. Arrestimi tij ka ndodhur teksa po merrte pamje nga seanca gjyqësore”, ka shkruar Hoti, përcjell gazetametro.net
Për më tepër, gjyqtari i rastit paraprakisht kishte bërë të ditur se xhirimi dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës gjyqësore është rreptësisht i ndaluar, duke kërkuar nga personat të cilat ishin duke xhiruar që ta ndërprejnë xhirimin. /gazetametro.net