Loading…

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, mësohen arsyet

  • 06/06/2021 | 11:13

Arrestohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, mësohen arsyet

Faik Fazliu, anëtar i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar nga policia, shkruan Gazeta Metro.


Siç raportohet, Fazliu është arrestuar pasi ka kanosur zyrtarët policorë në Prizren.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 22:40 në një kafiteri, ku zyrtarët policorë po asistonin bashkë me zyrtarët e inspektoratit.

Për rastin janë deklaruar edhe nga policia e Kosovës.

“I dyshuari F.F i lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrë zyrtare. Zyrtarët policorë po asistonin në kontrollimin e një lokali (kafiteri), së bashku më inspektorët e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID19”, tha policia.

“I dyshuari është intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim të Prokurorit, iniciohet rasti për “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime”, tha policia më tutje. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë