Loading…

Arrestohet anëtari i VV’së: Kërcënoi publikisht gazetarët

  • 19/10/2019 | 08:11

Arrestohet anëtari i VV’së: Kërcënoi publikisht gazetarët

Është arrestuar anëtari i Vetëvendosjes Visar Geci, pas kërcënimeve publike që u ka bërë gazetarëve Parim Olluri dhe Visar Duriqi, shkruan Gazeta Metro.


Policia e Kosovës ka arrestuar sot anëtarin e Vetëvendosjes, Visar Gecin. Indeksonline mëson se arrestimi i tij erdhi pasi ai kërcënoi dy gazetarët e portalit ‘Insajderi’, Parim Olluri dhe Visar Duriqi.

Geci kërcënimet dhe ofendimet e tij ndaj gazetarëve i kishte bërë publike në profilin e tij të Facebook’it.

Policia e Kosovës e  ka ndaluar për 48 orë Visar Gecin. Geci i ishte bashkuar Vetëvendosjes më 31 gusht./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë