Loading…

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, për vjedhjen e disa parave në një filiale të transfereve

  • 23/12/2021 | 19:14

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor, për vjedhjen e disa parave në një filiale të transfereve

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në bashkëkryerje, transmeton Gazeta Metro. 


Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës me dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje në një nga filialet për transfere parash në Mitrovicë më 26.11.2021.

I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga policia ditën që ka ndodhur rasti, ndërsa si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast, duke përfshirë këtu zyrtarin policor.

Zyrtari policor, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë