Gjatë një dasme në Stamboll të Turqisë është arrestuar protagonisti kryesor shkaku i një dhurate, pushkë që ka marrur nga një mik i tij, shkruan Gazeta Metro.
Policia mori në pyetje dhëndrin İ.M. dhe ndaloi O.İ.D., i cili mbante pushkën. Policia ka konfiskuar pushkën ndërsa i ka dënuar secilin nga 944 lira (62 euro).
Gjithashtu, 3469 lira (230) euro gjobë i është shqiptuar pronarit të sallës, i cili nuk ka respektuar masat e epidemisë, si dhe ka nisur masa administrative për funksionimin pa licencë. /gazetametro.net