Loading…

Arrestohet drejtori i AKPM’së, dyshohet se keqpërdori 400 mijë euro

  • 28/03/2018 | 18:04

Arrestohet drejtori i AKPM’së, dyshohet se keqpërdori 400 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e Financave të Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale, pasi dyshohet se ka keqpërdorur buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. 


Bëhet fjalë për zyrtarin e Agjencionit Kosovar për Produkte Medicinale, M.S i cili dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve jashtë vendi, duke bërë tërheqje të parave në emër të udhëtimeve zyrtare të cilat udhëtime dyshohet që nuk kanë ndodhur, përcjell gazetametro.net.

Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia arreston të dyshuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në detyrë. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion gjegjësisht, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, nën dyshime mbi keqpërdorime financiare të avanceve në Ministrin e Shëndetësisë-konkretisht në Agjencionin Kosovar për Produkte Medicinale, sot me datë 28.03.2018, pas zhvillimit të veprimeve hetimore intensive, kanë arrestuar personin e dyshuar: M.S i lindur i 1983, mashkull, kosovar, shqiptar, i cili dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e paraparë për avanset e udhëtimeve jashtë vendi, duke bërë tërheqje të parave në emër të udhëtimeve zyrtare të cilat udhëtime dyshohet që nuk kanë ndodhur fare.

Dyshohet se shuma e parave të keqpërdorura është e konsiderueshme. Me këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit” nga neni 422 KPRK-ës dhe Mashtrimi në Detyre nga neni 426 i KPRK-së. Me aktvendim të prokurorit kujdestar të PTH- Prishtinë i dyshuari ndalohet për 48 orë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë