Loading…

Arrestohet Eprori i Policisë së Mitrovicës

  • 28/03/2017 | 10:01

Arrestohet Eprori i Policisë së Mitrovicës

Është arrestuar në Vërmicë Nexhip Gashi, ish-shefi i operativës së policisë së Mitrovicës Jugore.

Ish shefi i operativës për regjionin e Mitrovicës Jugore Nexhip Gashi është arrestuar mbrëmë në pikën kufitare të Vërmicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

KALLXO.com mëson se ai është arrestuar së bashku me një zyrtarë tjetër të lartë të Ministrisë së Drejtësisë pasi policia zbuloi një kallashnikov dhe një revolver pa leje.

Lajmi për incidentin është konfirmuar nga drejtori rajonal i Mitrovicës Nehat Thaçi. Ai i ka thënë se Gashi tashmë është suspenduar nga puna në Policinë e Kosovës.

“Mbrëmë jam njoftuar se ai është ndaluar me një sasi të vogël të armëve dhe kam marrë vendim në bazë të kompetencave të mia për suspendimin e tij”, tha Thaçi.

Në anën tjetër zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij incidenti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë