Loading…

Arrestohet fansja e Jay Z pas veprimit që bëri

  • 13/11/2020 | 17:06

Arrestohet fansja e Jay Z pas veprimit që bëri

Një fanse e Jay Z është arrestuar nga policia, pasi tentoi t’i shmangej forcave të sigurisë së aeroportit në Çikago dhe u përpoq të hipte në avion për të parë reperin.


23-vjeçarja Yaazmina Payton arriti të shmangte disa nivele sigurie në aeroportin O’Hare dhe u përpoq të hipte në avionin që pritej të nisej për Los Angeles “pa dokumentacionin e duhur”.

Për shkak se nuk kishte një biletë dhe leje nga bordi, ajo u akuzua për shkelje kriminale. Payton u tha policëve se kishte arritur të kalonte përmes TSA kur zyrtarët ishin shpërqendruar dhe se motivi i kësaj shkeljeje ishte vetëm dëshira për të takuar Jay Z.

Gjatë seancës gjyqësore të hënën, avokati i 23-vjeçares tha se klientja vuan nga çrregullimet e stresit dhe ankthit. Payton i është ndaluar të vizitojë aeroportin e Çikagos dhe u la e lirë me kusht me një dëmim prej 500 dollarësh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë