Loading…

Arrestohet ferizajasi i kërkuar nga policia: Kjo është arsyeja

  • 31/05/2023 | 09:48

Arrestohet ferizajasi i kërkuar nga policia: Kjo është arsyeja

Policia në një pikë kontrolli në Ferizaj mbrëmë ka ndaluar një person, i dyshuari ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘vjedhje’, shkruan Gazeta Metro.


Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari nga gjykata është dënuar me 17 ditë burgim dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Tutje thuhet se personi i arrestuar është me inicialet A.M i moshës 27 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Mbrëmë, rreth orës 23:30, derisa policët e stacionit në Ferizaj ishin në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku” në Ferizaj kanë ndaluar personin A.M (M/K) i moshës 27 vjeçar i cili ishte në kërkim policor .

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë ( 17) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe
në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë