Loading…

Arrestohet futbollistja e PSG, pagoi që t’ia thyejnë këmbët bashkëlojtares për t’i zënë vendin në 11’she

  • 10/11/2021 | 15:48

Arrestohet futbollistja e PSG, pagoi që t’ia thyejnë këmbët bashkëlojtares për t’i zënë vendin në 11’she

Mesfushorja e PSG Kheira Hamraoui ishte rrahur me 4 nëntor nga dy burra të maskuar. Ajo ishte trajtuar në spital për plagë dhe kishte humbur një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Sot për këtë rast është arrestuar Aminata Dialllo, bashkëlojtarja e Hamraoui, transmeton Gazeta Metro.


Policia franceze besohet se po heton nëse Diallo kishte paguar dy të dyshuar për ta rrahur Hamraoui për t’i zënë vendin në 11’shen e parë të PSG dhe kombëtares.

Diallo dhe Hamraoui janë bashkëlojtare edhe në kombëtaren franceze ku janë konkurrente direkte për një vend në mesfushë.

Sulmi ndaj Hamraoui ka ndodhur me 4 nëntor pas një darke të ekipit Diallo po e voziste në shtëpi atë nga restoranti kur dy persona me shufra hekuri e nxorën nga vetura Hamraoui dhe e sulmuan. Një nga personat ka goditur vazhdimisht atë me shufër hekuri në këmbë. Sulmi ka zgjatur për disa minuta para se të dy personat të arratiseshin.

Diallo ishte ndaluar po ashtu nga sulmuesit por ajo kishte dalë pa plagë nga incidenti sipas burimeve të agjencisë së lajmeve AFP brenda klubit.

Klubi francez Paris Saint Germain ka konfirmuar se Diallo është arrestuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë