Prokuroria e Shtetit, përmes një komunikate dërguar mediave, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona nën dyshime për një rast të korrupsionit, gjegjësisht keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ryshfetit, transmeton gazetametro.net
Personat e arrestuar janë gjyqtarja Safete Tolaj, gjyqtare e degës në Deçan, në kuadër Gjykatës Themelore të Pejës. Personi tjetër i arrestuar është shtetasi Fisnik Tolaj, djali i gjyqtares së lartpërmendur.
Rasti ishte raportuar një ditë më parë nga kallxo.com përmes një videoxhirimi ku shihej djali i gjyqtares Safete Tolaj, Fisniku, teksa negocionte marrjen e një shumë të parave dhe një parcele të tokës, si formë ryshfeti për zgjidhjen e lëndës në gjykatë.
Më tutje, Prokuroria ka inkurajuar qytetarët që të denoncojnë rastet e korrupsionit, duke bashkëpunuar me media dhe organizata të tjera, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë. /gazetametro.net