Loading…

Arrestohet hajni i QKUK’së: I dyshuar për 28 raste

  • 16/10/2019 | 18:17

Arrestohet hajni i QKUK’së: I dyshuar për 28 raste

Është arrestuar një person në dyshimin se ka kryer 28 vjedhje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin  ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se 28-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksoi Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë