Loading…

Arrestohet hajni që vjedhi në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

  • 13/01/2021 | 16:19

Arrestohet hajni që vjedhi në një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për vjedhjen që ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

“Nga hetuesit policor të stacionit veriu në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person të dyshuar. Për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm të jetë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeri.

Ahmeti ka thënë se rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave, si dhe stoli ari.(vlera në total arrin mbi 7000 euro)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i dyshuar është:

F.A. (mashkull) 30 vjeç, shtetas kosovar,

Ahmeti theksoi se pas arrestimit me autorizim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë