Loading…

Arrestohet i dyshuari që digjte vetura në Arbëri

  • 01/12/2016 | 20:33

Arrestohet i dyshuari që digjte vetura në Arbëri

Policia ka arrestuar një Person në Prishtinë, i cili ka qenë i dyshuar se më 29 tetor ia ka vënë zjarrin një veture të markës Mercedes në lagjës “Arbëria”. Me urdhër të gjyqtarit, të njejtit i është kontrolluar shtëpia e banimit.

Gjatë realizimit të hetimeve është kuptuar se personi i dyshuar merret edhe me blerje, posedim ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Në banesën e tij në lagjen “Arbëria” janë gjetur: Pesë qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 7.4 grame, dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshe prej 42.7 grame, një peshore digjitale dhe një DVR (video regjistrues) .

Në momentin e kontrollit të banesës, brenda në banesë kanë qenë duke qëndruar edhe dy persona, D. K. dhe E. B., të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sa i përket rastit të zjarr vënies, shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë, nga i dyshuari është konfiskuar vetura e tipit Mercedes me targa lokale, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë