Loading…

Arrestohet inspektori i ndërtimit në Prishtinë: Kapet në restorant duke i marrë 12 mijë euro ryshfet

  • 29/09/2020 | 23:17

Arrestohet inspektori i ndërtimit në Prishtinë: Kapet në restorant duke i marrë 12 mijë euro ryshfet

Policia e Kosovës sot ka arrestuar inspektorin e ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, shkruan Reporteri.net. Ai është zënë në flagrancë me 12 mijë euro në çantë të cilat ia kishte kërkuar Naim Berishës, pronar i kompanisë së ndërtimit “Berisha Group”.

Burime të “Reporteri.net” bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17 në restorantin “Liburnia” në Prishtinë.

“Rreth orës 17:00, i dyshuari G.R inspektor i ndërtimit ishte duke e pritur viktimën në restorantin Liburnia në Prishtinës dhe menjëherë pas takimit i nënti pranon paratë që ka kërkuar në formë ryshfeti ne vlerë prej 12 mijë euro të cilat i futë në çantën e tij të punës. Pas i dyshuari konsumoi veprat penale të korrupsionit u arrestua në flagrancë nga hetuesit. I dyshuari u detyra ta hapte çantën në prezencë të forenizikës në të cilin ishte zarfi me paratë që viktima N.B I kishe dhënë të dyshuarit G. R në formë ryshfeti” ka bërë të ditur ky burim i Reporterit.

Gafurr Rexha është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai dyshohet për veprat “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.

Por si ndodhi ngjarja dhe si nisën hetimet?

Mësohet se fillimisht viktima Naim Berisha kishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh, shkruan Reporteri.net.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe korrupsionit ka pranuar palën ankuese N.B i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi “Berisha group” e cila merret me ndërtime të larta. Ankuesi tregon se është duke ndërtuar një objekt në lagjen e Spitali dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi ju kanë ndaluar punimet nga Inspektori i ndërtimit të Komunës së Prishtinës dhe sipas tij ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet në vlerë për 12 mijë euro për t’ia lejuar vazhdimin e punimeve”, ka thënë ky burim.

Pas pranimit të informatës Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit dhe ka arritur deri te arrestimi i inspektorit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë