Një shtetas nga Kosova, 33 vjeçar, është arrestuar në Vienë pasi që dyshohet se ka vrarë një polak dhe ka plagosur një tjetër me thikë, transmeton Gazeta Metro.
Mediat austriake shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 9 dhjetor në Favoriten të Vienës, ku të tre personat kishin pasur mosmarrëveshje dhe situata përfundoi me të vdekur.
Shtetasi nga Kosova, 33-vjeçar, për të cilin dyshohet se ka vrarë një polak dhe ka plagosur një tjetër me thikë, është dorëzuar në polici, së bashku me një avokat, shkruajnë mediat austriake.
Viktima e therur më thikë, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari tjetër ishte dërguar menjëherë në spital.
Për të ishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar, megjithatë, ai është dorëzuar në stacionin policor në Van-der-Nüll-Gasse në Favoriten të Austrisë.