Loading…

Arrestohet majmuni “hajdut”

  • 25/09/2020 | 21:22

Arrestohet majmuni “hajdut”

Kataza është majmuni  tashmë i njohur për autoritet e afrikës së jugut i cili është arrestuar dhe po mbahët në një burg lokal për telashet që ka shkaktuar pasi që për të disatën here ai ka  organizuar një grup majmunësh për të bastisur disa shtëpi në periferi të qytetit Cape Town të Afrikës së jugut, transmeton Gazeta Metro.


Në periferi të qytetit Cape Town jetojnë qindëra majmunë dhe shpesh krijonë shqetësime për banorët e rrethinës duke u future në pronat e tyre private për të kërkuar ushqim. Ata po i vjelin pemët dhe perimët nga oborret e tyre gjithashtu ata po iu rrotullojnë shportat e mbeturinave dhe kjo ka filluar me i shqetësu banorët.

Pas arrestimit ai është dërguar në një zonë në afërsi me disa majmunë më të sjellshëm dhe të qetë, kështu duke shpresuar se Kataza do të integrohët dhe do ta ndal rrëmujën.

Mirëpo në rrjetet sociale Jenni Trethowan  ka filluar të bëjë kampanjë që Kataza të lirohet dhe t’i bashkohët grupit të tij sa më shpejt.si dhe ka krijuar grupin “Baboon-Matters” duke kërkuar që njerëzit dhe majmunët të bashkëjetojnë paqësishtë.

Në Cape Town është një ekip i specializuar i cili merrët vetëm më Babunët, madje anëtarët shpesh tentojnë të largojnë majmunët nga lagjet e tyre me disa armë më ngjyra, por ka nga ata që nuk frikësohen fare madje disa nga ta sapo t’i shohin armët fillojnë të luajnë.

“Majmunët po kriminalizohen për gjërat që ata i bëjnë normalisht”, u shpreh Trethowan, /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë