Loading…

Arrestohet mashtruesi në Bosnje, shtirej si pop, prift dhe hoxhë

  • 16/05/2021 | 21:43

Arrestohet mashtruesi në Bosnje, shtirej si pop, prift dhe hoxhë

Është arrestuar një pop i rrejshëm në Bijeljine të Bosnjës dhe Hercegovinës, i njëjti mashtronte se ishte edhe priftë e hoxhë.


I njëjti person akuzohet për mashtrim duke kryer funerale në të gjithë Bosnjën.

Një burrë inicialet e të cilit janë S.S. nga Ruhotina akuzohet për marrje të dhjetëra mijëra markave të konvertueshme, duke u paraqitur si një prift zëvendësues, ai shuguroi ujë në fshatrat e Semberit, ndërsa pagëzoi dy fëmijë.

Një nga personat e mashtruar është Milka nga Batkoviq.

Ajo ka thënë se atij ia kishte dhënë 20 marka gjermane pasi i kishte kryer ritualet fetare.

“Mu ky pop vërtetë më ka pëlqyer, vetëm po ta shihnit sa bukur këndonte. Ja kam dhënë 20 marka.

I njëjti burrë akuzohet se ishte paraqitur si kryepeshkop, ku ai u mirëprit në një fshat Hercegovinas, ndërsa ai kreu disa shërbime funerale në afërsi të Tuzlës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë