Loading…

Arrestohet në Prizren biokimisti nën dyshimin për falsifikim të testeve për COVID-19

  • 14/10/2021 | 17:58

Arrestohet në Prizren biokimisti nën dyshimin për falsifikim të testeve për COVID-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor në Prizren, për dyshime se në një laborator biokimik në Prizren po lëshohen Teste të falsifikuara, ka filluar me veprime hetimore në koordinim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.


Sipas policisë, gjatë inspektimit të bërë me datë 14.10.2021 në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste sipas PK’së dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Falsifikim i Dokumentit” neni 390, i kodit penal të RKS-së. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Një Laptop, regjistri i pacienteve, një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 NEGATIV, një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 POZITIV. Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon Aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin”, thuhet nga PK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë