Policia e Kosovës realizoi sot arrestimin e një personi të kërkuar nga organet e drejtësisë në Prizren, i cili ishte i obliguar të vuante një dënim me burg prej 10 muajsh, transmeton
Bëhet fjalë për Xh.K., ndaj të cilit ishte shqiptuar masa e burgimit për shkak të dyshimeve se kishte kryer veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.
Sipas njoftimit policor, pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor në Prizren për procedurat e nevojshme, ndërsa më pas është transferuar në institucionin korrektues për ekzekutimin e dënimit.
“Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PK-së./gazetametro.net