Loading…

Arrestohet në Shqipëri luftëtari kosovar i ISIS’it

  • 29/12/2016 | 17:26

Arrestohet në Shqipëri luftëtari kosovar i ISIS’it

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim për terrorizëm.


Sipas burimeve zyrtare, strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë si  dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryerjes së veprimeve operacionale me metoda speciale bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetasit kosovar Enos Begolli, 30 vjec, lindur dhe banues në Mitrovicë Kosovë.

Ai kërkohej nga autoritetet kosovare pasi është i dënuar me 4 vite burg në mungesë.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS. Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë ky shtetas iu dorëzua strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës”, sqaron Policia e Shtetit.

Operacioni u zhvillua në Morinë-Kukës nga strukturat e Antiterrorit, Policia Kufitare dhe D.V.P. Kukës, njoftoi policia./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë