Loading…

Arrestohet nëna në Ferizaj, e bëri për spital mësuesen e vajzës veç pse i dha vërejtje

  • 15/10/2021 | 14:59

Arrestohet nëna në Ferizaj, e bëri për spital mësuesen e vajzës veç pse i dha vërejtje

Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një mësuese në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.

Në raportin e policisë thuhet se ky rast ka ndodhur pasi mësuesja kishte shkruar një vërejtje ndaj vajzës së dyshuarës.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”.

“E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’ Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’’”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë