Loading…

Arrestohet një i dyshuar për prostitucion

  • 13/12/2016 | 14:41

Arrestohet një i dyshuar për prostitucion

Është arrestuar një person i dyshuar për mundësim ose detyrim të prostitucionit në Pejë. Arrestimi ka ndodhur sot nga Policia e Kosovës. Pas një hetimi disa mujor policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë të dyrshuarin K.H.

“Me këtë rast është identifikuar viktima, e cila ka qenë në raport bashkëshortor me të dyshuarin për një kohë”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informin e Policisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net

Në njoftim thuhet se viktima është intervistuar edhe më parë nga njësia e DHTQNJ’së, ku e njëjta nuk ka pranuar strehim.

“Pas intervistimit i dyshuari, në konsultim me prokurorin, është ndaluar dhe rasti do të procedohet me kallëzim penal në procedurë të shkurtër në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë