Një person u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një kontrolli atij iu gjetën disa thasë me 50 kg kanabis.
“Gjatë kontrollit të forcave të Komisariatit numër 6 të Tiranës u gjetën si provë materiale disa thasë me 50 kg kanabis, 9 pako të ngjitura me natriban me kanabis, si dhe disa degë bime të dyshuar kanabis me peshë 50 kg”, raporton Top Channel.
Në finalizimin e operacionit “Kodrina”, forcat blu e arrestuan shtetasin në fjalë për mbajtje lëndësh narkotike, konkretisht kanabis sativa.
Ndaj 49-vjeçarit F.H do të ngrihet akuza për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. /gazetametro.net