Loading…

Arrestohet një person në Bërnjakë, dyshohet për krime lufte kundër civilëve në Ferizaj

  • 15/06/2019 | 18:32

Arrestohet një person në Bërnjakë, dyshohet për krime lufte kundër civilëve në Ferizaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit është arrestuar një person me inicalet D.Sh, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

“Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton REL.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/99, janë vrarë rreth 13,500 persona.

Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë