Loading…

Arrestohet një person në Ferizaj që po kërkohej për falsifikim të parave

  • 11/11/2021 | 09:26

Arrestohet një person në Ferizaj që po kërkohej për falsifikim të parave

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Falsifikim i parasë”, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim orej 35 ditëve.

“Policët nga stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, kanë arrestuar një person me inicialet: P.L ( M/K), 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’’, me dënim burgimi prej tridhjetëepesë (35) ditëve”, ka njoftuar policia.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë