Loading…

Arrestohet një person në Fushë Kosovë: Bashkë me disa të tjerë e rrahën një tjetër

  • 09/12/2023 | 08:34

Arrestohet një person në Fushë Kosovë: Bashkë me disa të tjerë e rrahën një tjetër

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti në bashkëpunim me disa persona të tjerë, e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh.

“Fushë Kosovë  08.12.2023 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë të panjohur, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë