Loading…

Arrestohet një person në Prishtinë pasi gënjeu Policinë: Tha se është rrahur nga katër persona, por kishte gërvishtur vetën me thikë

  • 30/04/2021 | 10:33

Arrestohet një person në Prishtinë pasi gënjeu Policinë: Tha se është rrahur nga katër persona, por kishte gërvishtur vetën me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në Prishtinë, ku një i dyshuar ka thënë se është sulmuar nga katër persona, derisa ai i ka shkaktuar vetës lëndime me një thikë, shkruan Gazeta Metro.


Me datë 26 prill, rreth orës 21:30 në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci”, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë.

Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë).

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë