Një person është arrestuar rreth orës 23:00 afër komunës së re të Prishtinës.
Burimet e Indeksonline kanë treguar se Policia e Kosovës pas ndalimit që ia kishte bërë një veture në lagjen “Arbëria”, ka arrestuar një person të dyshuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë tri vetura të policisë ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare se për çfarë rasti bëhet fjalë.