Loading…

Arrestohet një person për armëmbajte pa leje

  • 10/12/2016 | 14:00

Arrestohet një person për armëmbajte pa leje

Pas një informate, Policia e Kosovës, me urdhër të prokurorit ka bastisur një lokal në fshatin Lloshkobare në Ferizaj. Gjatë aksionit është arrestuar një person i dyshuar dhe gjatë bastisjes janë konfiskuar disa armë pa leje.


Personi i dyshuar për armëmbajte pa leje me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në lokalin e bastisur nga policia janë konfiskuar armë ta ndryshme.

“Gjatë bastisjes janë gjete dhe konfiskuar një revole Compat –p me një karikatorë ,një revole 9 mm me një karikatorë , një revole Ekol special me një karikatorë ,një revole M57 7.62 mm me dy karikatorë si dhe 24 fishekë të cal. 7. 62 mm, 29 fishekë te cal, 9mm , 14 te cal. 7.65 mm dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës./gazetametro.net/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë