Loading…

Armë në një kafiteri në Drenas, arrestohet një person

  • 06/12/2016 | 12:44

Armë në një kafiteri në Drenas, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje, në fshatin Arllat të Drenasit, pasi i njëjti në një kafiteri ka kanosur me armë zjarri një 40 vjeçar.

Me të marrë informatën, policia menjëherë ka ndërmarrë një varg veprimesh, që kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Po ashtu, lidhur me rastin në fjalë policia ka konfiskuar një pushke automatike AK-47, një karikatorë, si dhe dyzetë e dy fishekë të kalibrave të ndryshëm. Pas arrestimit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndaj tij janë hapur rastet kanosje dhe mbajtje në pronësi posedim, kontroll i paautorizuar i armëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Hetuesit policor tani po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë