Loading…

Arrestohet një person për kontrabandim të drogës

  • 15/12/2016 | 11:44

Arrestohet një person për kontrabandim të drogës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ne ora 14:20 nga hetuesit policor të  stacionit qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i  dyshuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar te narkotikëve.


Sipas kësaj komunikate ka qenë marrja e shpejtë e informacionit në rrugë operative ajo që i ka mundësuar policisë realizimin e një operacioni të tillë në rrugën ’’Simon Shiroka’’në Prishtinë, saktësisht në një kafiteri, ku policia gjatë kontrollit të personit të dyshuar, ka gjetur dhe konfiskuar rreth 23 gramë substancë narkotike  që dyshohet të jetë maruhanë, si dhe disa qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve, shkruan gazetametro.net

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar: E. D, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili me rekomandim të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Aktualisht hetuesit policorë të stacionit qendra po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në Gjykatën kompetente. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë